• Albtours
  • Albtours
  • Albtours
  • Albtours
  • Albtours
Ju rekomandojme:

PROGRAM 5 DITOR NE ITALI

DITA E PARE - Nisja nga Tirana ne oren 19.00 te darkes .Pas formaliteteve kufitare – doganore ne Durres, nisja me traget per ne Bari.

 

DITA E DYTE - Pas formaliteteve ne Portin e Barit nisja per ne Rome nepermjet Fogias, Pescares dhe Akuilas. Ndalesa dhe informacione per vendet ku do te kalohet. Mberritja ne Rome ne mesdite. Akomodimi ne hotel, shetitje panoramike e Romes ne darke me guide lokale. Darke e fjetje ne hotel .

DITA E TRETE - Pas mengjesit fillimi i vizitave ne Rome. Shoqeruar nga guida italiane , pamje panoramike dhe vizite e pjeses monumentale te Romes dhe objekteve kryesore si Koloseun , Fontana di Trevi , qytetin e Vatikanit . Kohe e lire . Darke e fjetje ne hotel. Pas darke mund te shkohet ne nje ambjent me muzike .

DITA E KATERT - Pas mengjesit nisja per ne Firence nje nga qytetet me te bukura te Mesjetes italiane. Vizite e qytetit me guide lokale te objekteve kryesore te Rilindjes italiane. Dreke e lire . Pasdite kthim ne Rome . Darke e fjetje ne hotel . Pas darke mund te organizohet vajtja ne nje ambjent me muzike.

DITA E PESTE - Pas mengjesit nisja per ne Bari nepermjet Napolit , vizite e objekteve kruesore te Napolit . Mberritja ne Bari rreth ores 15.00. Vizite e qytetit dhe te nje prej supermarketve me te medha te Italise, Aushan, ne Kazamasima. Rreth ores 19.00 kthim per ne portine Barit, imbarkimi ne anije . Nisja per ne Shqiperi.

DITA E GJASHTE - Mberritja ne Durres rreth ores 08.00 te mengjesit . Pas formaliteteve kufitare nisja per ne Tirane , fundi i sherbimeve

Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

Perfshihen :

  • Sig. Shendetesor
  • Biletat e tragetit me kabine
  • Transporti me autobus komod gjate gjithe udhetimit
  • Guide te agjencise dhe guida locale sipas programit
  • Informacion dhe asistence per procedurat kufitare gjate gjithe udhetimit
  • Biletat e vizitave te perfshira ne cmim
  • 5 fjetje , 3 darka e mengjese

Momentet kryesore :

  • Vizite e Koloseut , Fontana di Trevi , qytetitn e Vatikanit
  • Pamje panoramike me informacion te objekteve kryesore historike dhe kulturore te Romes
  • Vizite me guide lokale e qendres historike dhe kulturore te Rilindjes italiene , Firences
  • Vizite e Barit , dhe supermarketit te Aushanit
  • Zbulo me vete historine plot shkelqim qyteteve qe vizitohen
  • Shijo natyren , historine e kulturen e nje nder vendeve me te bukura te botes
  • Krijo nje experience te re ndersa udheton me traget
 
br-flag-ok al-flag-ok
Kontakt
ALBTOURS
Address: Rruga "Him Kolli", Pallati48,
Tirana / Albania
Tel:  +355 4 222 5496
Fax: +355 4 225 0657
Skype: hamdi.tafai
Email: info@albtourstravel.com
Web: www.albtourstravel.com

Oferta speciale:
Dubrovnik

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player