INFORMACIONE

Kushtet e Rezervimit

REZERVIMETe gjitha rezervimet do te bëhen pranë zyrës se Albtours ne Tirane dhe do te jene pjese e rëndësishme e te gjithë procesit nga fillimi i udhëtimit / pushimeve deri ne mbarimin e tyre nga klientët tanë te organizuar ne grupe ose individëKushtet e prenotimit te përcaktuara me poshtë kane te vetmin qellim qe te qartësojnë mardhëniet klient – agjenci për te evituar kështu ne çdo rast ndonjë keqkuptim ne lidhje me pushimet tuaja

Pagesa :

Me konfirmimin e rezervimit pranë zyrës sonë , Ju duhet te bëni parapagimin ( 50 % ) te shumes se përgjithshme te paketës / udhëtimit / programit qe keni zgjedhur kundrejt dhënies se një dokumenti / mandati qe konfirmon ketë pagese.

Pagesa totale e udhëtimit do te behet 12 dite para udhëtimit.

Anullimet :

Ne rast anullimi te udhëtimit nga ana Juaj , Albtours është i detyruar t'ju mbaje shumen përkatëse sipas afateve te përcaktuara me poshtë :

10 - 07 dite para udhëtimit, 30 % te shumes totale

06 - 03 dite para udhëtimit, 50 % te shumes totale

02 - 01 dite para udhëtimit, 80 % te shumes totale

Ne mos paraqitje, 100 % te shumes se paketës / programit

Sigurimi shëndetësor :

Te gjithë pushuesit / klientët e Albtours janë te detyruar te pajisen me policen e sigurimit shëndetësor për udhëtim. Ne rast te kundërt Albtours nuk mban përgjegjësi për shpenzimet mjekësore , ne rast sëmundje apo aksidenti ne vendin e pushimit apo gjate udhëtimit nga / për ne Shqipëri apo vendet ku kalohet .

Përgjegjësitë & detyrimet e Albtours

Albtours mban përgjegjësi për saktësinë e informacionit ne lidhje me detajet e paketës turistike , programit si dhe detajet e prenotimit dhe realizimit te shërbimeve te kërkuara nga klienti dhe te konfirmuara nga Albtours para rezervimit nga ana e klientit , për pajisjen me dokumetat përkatëse te udhëtimit si viza / voucher / bilete / mandate / qe konfirmojnë prenotimin , pagesën nga ana e klientit ne baze te rregullave te udhëtimit te përcaktuara nga Albtours.