PROGRAM 4 DITOR NE BULLGARI ME AUTOBUS

DITA E PARE – Nisja nga Tirana ne oren 06. te mengjesit. Vazhdimi i rruges nepermjet Elbasanit per ne Q.Thane. Pas formaliteteve kufitare ne Q.Thane vazhdimi i rruges ne territorin e Maqedonise.Struge – Kercove – Gostivar – Tetove – Shkup – Kumanove . Ndalesa te shkurtra gjate rruges . Gjate rruges informacione per vendet qe kalohet . Pas formaliteteve kufitare – doganore vazhdimi i rruges per ne Sofie. Mberritja ne Sofie rreth ores 18.30. Sistemimi ne hotel , darke e fjetje .Gjate darke ka program muzikor.

DITA E DYTE – Pas mengjesit drejtuar nga guida bullgare fillimi i vizitave te pjeses monumentale te Sofies dhe te objekteve kryesore historike si Katedralja A. Nevski , Kisha e Shen Sofias , Amfiteatri romak si dhe pamje panoramike te qytetit me informacionet perkatese. Vizite me guide te Muzeut Kombetar . Kthim ne qender te pjeses tregtare te Sofies. Kohe e lire . Pasdite kthim ne hotel , darke e fjetje. Pas darke mund te shkohet ne nje lokal me muzike ose mund te ndiqet programi qe ofrohet ne hotel.

DITA E TRETE – Pas mengjesit nisja per ne Plovdiv , nje nga qytetet kryesore te vendit me nje histori 6 mije vjecare. Vizite e kompleksit historik dhe pamje panoramike e qytetit me guide lokale te objekteve kryesore historike dhe monumentale. Kohe e lire. Pasdite kthim ne Sofie , darke e fjetje. Pas darke mund te shkohet ne nje lokal me muzike.

DITA E KATERT – Pas mengjesit, nisja per ne Shqiperi, ndalesa e shkurter ne Shkup . Vizite e Ohrit dhe ndalese ne Struge . Pasdite nisja per ne Shqiperi . Pas formaliteteve ne Q.Thane nisja per ne Tirane , fundi i sherbimeve.

[email protected]

Perfshihen :

  • Sig.Shendetsor ne udhetim
  • Transporti me autobuz komod gjate gjithe programit
  • Guide te agjencise dhe guida lokale sipas programit
  • Informacion , asistence per procedurat kufitare gjate gjithe udhetimit
  • Biletat e vizitave sipas programit te perfshira ne cmimim
  • 3 darka , 3 mengjese me vetesherbim si dhe cdo darke muzike ne hotel

Momentet kryesore :

  • Vizite e Muzeut Kombetar te Bullgarise , Kishes Nevski , Shen Sofias dhe amfiteatrit te periudhes romake ne Sofie
  • Pamje panoramike me informacion e Shkupit , Sofias dhe Plovdivit
  • Vizite e Amfiteatrit romak dhe Lagjes se periudhes se Rilindjes ne Plovdiv
  • Zbulo natyren plot kontraste te Maqedonise dhe Bullgarise
  • Shijo kenaqesite e muzikes dhe programit cdo nate me ne
  • Merr kohen e nevojshme per te pare qytetet me vehte