Hotel Agava Opatija

 

Hotel Agava 4 **** i pozicionuar ne qender te qytetit te mirenjohur turistike te Opatise, pjese e rivieres se Kroacise , eshte nje hotel i cili te ofron pamje marramendese duke qene se ndodhet prane nje parku mjaft te vecante dhe perpara tij shtrihet gjiri i Kvarner i cili te mrekullon me detin e tij. Ky hotel eshte ndertuar fillimisht si vile ne vitin 1896 e me pas ne vitin 2006 eshte rinovuar dhe eshte kthyer ne nje hotel teper te vecante

Vendndodhja : Hotel Agava ndodhet ne qytetin e Opatise. Eshte e veshtire te gjesh nje kombinim te historise te pasur te nje hoteli me 4 yje , natyres mesdhetare , aktiviteteve te shumta & detit blu .

Akomodimi : Hotel Agava ka 76 dhoma & suita komode te rinovuara me shije, me pamje madheshtore nga deti & pamje nga parku me bimesi Mesdhetare te gjitha me ajer te kondicionuar , tv me satelit ,internet , minibar, kasaforta , tharese flokesh , banjo , ballkone ku gjithshka eshte ofruar per ta bere qendrimin Tuaj sa me te kendshem.

Argetimet & lojrat : Hotel Agava ka nje numer baresh , restorantesh ,  piano bar , pishine te brendeshme me uje deti te ngrohte , pishine te jashtme me uje deti , sauna, masazh , fitness , klub per femijet , sallon bukurije , sallonin e qete, lodra ujore sporti , plazhin .

Sherbimet : Hotel Agava ofron sherbime ne BB & HB te gjitha bufe. Ushqimet e ofruara gjate vakteve jane te nje cilesie shume te larte & zgjedhur me kujdes per shijet e gjithesecilit. Pijet alkolike & jo alkolike nuk jan te perfshira ne cmim.