Hotel Valamar Lacroma

Hotel Valamar Lacroma 4 + **** i pozicionuar ne zonen e qete te  gadishullit te Babin Kuk , pjese e rivieres se Dubrovnikut,eshte  i rrethuar nga pishat dhe nga plazhi i mbuluar ne guralec te bardhe. Ky hotel eshte nderuar me cmime te ndryshme nga organizata Boterore e Turizmit ne periudhen 2013 – 2015. Hotel Valamar Lacroma ofron balancan perfekte per pushime vertete shume te vecanta.

Vendndodhja : Hotel Valamar Lacroma ndodhet ne zonen turistike te Babin Kuk 25 km nga Aeroporti Nderkombetar i Dubrovnikut dhe 6 km nga qytetit i vjeter i Dubrovnikut.( Stari Grad ) I perket nje prej kryeveprave te arkitektures moderne hoteliere te Rivieres se Dubrovnikut. Eshte e veshtire te gjesh nje kombinim te luksit te nje hoteli me 4 + yje , natyres mesdhetare , aktiviteteve te shumta & detit blu .

Akomodimi : Hotel Valamr Lacroma ka 385 dhoma & 17 suita komode te rinovuara me shije, me pamje madheshtore nga deti & pamje nga parku me bimesi Mesdhetare te gjitha me ajer te kondicionuar , tv me satelit ,internet , minibar, kasaforta , tharese flokesh , banjo , ballkone ku gjithshka eshte ofruar per ta bere qendrimin Tuaj sa me te kendshem.

Argetimet & lojrat : Hotel Valamar Lacroma ka nje numer baresh , restorantesh , klube nate , piano bar,  pishine te brendeshme me uje te ngrohte , pishine te jashtme , dyqane , tenis , fusha basketbolli , ping pongu, volejballi , bilardo , sauna, masazh , fitness , klub per femijet , sallon bukurije , sallonin e qete, lodra ujore sporti , plazhin , disa salla konferencash me kapacitet te ndryshem  personash,  deri ne grupe te vogla 10 – 15 vetesh, salla per takime biznesi & seminaresh.

Sherbimet : Hotel Valamar Lacroma ofron sherbime ne BB & HB te gjitha bufe. Ushqimet e ofruara gjate vakteve jane te nje cilesie shume te larte & zgjedhur me kujdes per shijet e gjithesecilit.Pijet alkolike & jo alkolike nuk jan te perfshira ne cmim.Nje here ne jave organizohet nje nate e vecante me muzike e kercime te zones.