PROGRAM 4 DITOR NE HUNGARI

DITA E PARE – Nisja nga Tirana ne mesdite. Pas formaliteteve kufitare – doganore ne aeroportin e Budapestit , drejtuar nga guida lokale do te bejme nje tur informativ te Budapestit. Kjo shetitje panoramike do tju ofroje pamje te mrekullueshme te Budes & Pestit pergjate lumit Danub. Pasdite vone kthim ne hotel , akomodimi & kohe e lire.  

DITA E DYTE – Pas mengjesit , drejtuar nga guida jone do te vizitojme objektet kryesore historike & kulturore te Budapestit duke filluar me Sheshin e Heronjve Keshtjellen e Hunjadit , Bulevardin Andrasy , Operan , Katedralen e Shen Stefanit , Parlamentin , pamjen panoramike nga kodra Gellert, Lagjen Kala , Kishen Matias & bastionine peshkatareve. Pas perfundimit te vizites kohe e lire per ta zbuluar qytetin me vehte . Fjete ne hotel. Pas darke mund te shkohet ne nje ambjent me muzike

DITA E TRETE – Pas mengjesit kohe lire per shopping . Rreth ores 15.00 do te fillojme programin per te njohur pjese te tjera te Budapestit , program qe do te vazhdoje deri ne darke vone. Fillimisht do te vizitojme nje nga Sinagogat me te medha ne bote , muzeun cifut , Memorialin : pema e jetes & monumentin e heroit . Me tej do te zvendosemi pergjate lumit Danub per te bere nje shetitje me anije per rreth 2 ore dhe per te shijuar Budapestin naten. Rreth ores 20.30 do te shkojme ne restorant Kaltenberg per te kaluar nje darke me muzike tipike te qytetit . Kthimi ne hotel .

DITA E KATERT – Pas mengjesit kohe e lire deri nga ora 11.00. Nisja per ne aeroport . Pas mberritjes ne Rinas, vazhdimi i rruges per ne Tirane , fundi i sherbimeve.

[email protected]

Perfshihen :

  • Transferi Tirane – Rinas – Tirane
  • Transferi Aeroport – Budapest – Aeroport
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje
  • Guide te agjencise dhe guide lokale sipas programit
  • Informacion , asistence per procedurat kufitare dhe gjate gjithe udhetimit
  • Biletat e vizitave sipas programit te perfshira ne cmim
  • 3 fjetje e mengjese ne hotele me 4 yje
  • 1 darke tipike ne Budapest
  • Sig. Shendetsor

 

Momentet kryesore :

  • Vizite me guide lokale te sheshit Elisabet , Operan , Sheshin e heronjve , Parlamentin dhe zonen e Budes
  • Shijo ne nje program rreth 3 ore me anije te dy anet e Budes dhe Pestit deri te ishulli
  • Margaret e me tej vjen surpriza
  • Zbulo qytetin nder me te bukurit e Europes me vete
  • Kushtoi sado pak kohe pjeses tregtare te Budapestit dhe pse jo merr nje suvenir per te kujtuar ekperiencen pozitive te ketij udhetimi.