PROGRAM 4 DITOR NE KROACI / KORCULA

DITA E PARE – Nisja nga Tirana ne oren 07.00 te mengjesit .Pas formaliteteve kufitare – doganore ne Muriqan vazhdimi i rruges nepermjet Barit , Petrovacit , Budves dhe Igalos per ne Dubrovnik. Ndalese ne Budva per nje ore e me pas vazhdimi i rruges nepermjet Hercegnovit per ne kufirin me Kroacine . Pas formaliteteve kufitare nisja per ne hotel . Mberritja , sistemimi ne hotel darke e fjetje . Pas darke argetim ne diskon e hotel Croatias.

DITA E DYTE – Pas mengjesit nisja per ne Dubrovnik , nje nga qytetet mesjetare me te rendesishme te Mesdheut , te shoqeruar nga guida jone, pamje panoramike dhe vizite e pjeses monumentale te qytetit te vjeter brenda kalase. Rreth ores 13.00 shetitje panoramike e pjese se re te qytetit dhe zones turistike te Babin Kukut , zones portuale , pak kohe per shopping , vizite e ures se Re te Dubrovnikut . Kthim ne Cavtat . Shetitje me anije per rreth 1.30 ne bukurite e Cavtatit . Kohe e lire. Pas darkes ambjent me muzike . ( Mund te organizohet nje dreke ose ne Dubrovnikun e vjeter ose ne Konavovski Dvori me nje pagese shtese nga cmimi i dhene )

DITA E TRETE – Pas mengjesit nisja per ne Korcula nepermjet Zatonit dhe Stonit.Vazhdimi i rruges neper gadishullin e Peljesacit, Potomjes dhe Orebicit. Nga Orebici do te marrim anijen per ne ishullin e Korcules. Vizite me guide lokale te qytetit ishull te Korcules. Dreke e lire. Pasdite kthim ne Orebic dhe vazhdimi i rruges per ne Cavtat. Rreth ores 20.00 darka. Pas darke ambjent me muzike.

DITA E KATERT – Pas mengjesit nisja per ne Shqiperi nepermjet gjirit te Kotorit ,vizite e Kotorit . Ndalese ne Tivar per rreth 1 ore, kalimi i kufirit ne Muriqan dhe vazhdimi i rruges per ne Tirane, fundi i sherbimeve.

[email protected]

Perfshihen:

  • Transporti me autobuz komod gjate gjithe udhetimit
  • Udhetimi me anije nga Orebici ne Korcula dhe anasjelltas
  • Informacion dhe asistence per procedurat kufitare gjate gjithe udhetimit
  • Guide te agjencise dhe guide lokale sipas programit
  • Biletat e vizitave sipas programit te perfshira ne cmim
  • 3 darka , fjetje e mengjese

 

Momentet kryesore:

  • Vizite e Dubrovnikut , nje nder qytetet mesjetare me te rendesishme te Mesdheut
  • Vizite e qytetit te vjeter te Stonit Orebicit dhe Korcules
  • Zbulo natyren plot kontraste te bregdetit dalmat, gadishullin e Potomjes dhe ishullin e Korcules
  • Shijo kenaqesine e nje shetitje me anije dhe ofroj vetes mundesine per te provuar nje nga vererat me te mira kroate ne kantinat e shumta pergjate rruges ne Potomje
  • Merr kohen e nevojshme per te shijuar me vete qytetet qe vizitohen.