5 DITE, JANINE & ATHINE

DITA E PARE – Nisja nga Tirana ne orën 06.00 te mëngjesit . Vazhdimi i rrugës nëpërmjet Fierit , Tepelenës dhe Gjirokastrës . Pas formaliteteve kufitare – doganore ne Kakavije , vazhdimi i udhëtimit për ne Janine. Informacion dhe ndalesa te shkurtra përgjatë rrugës. Mbërritja dhe sistemimi ne hotel. Darke e fjetje ne hotel. Pas darkes kohe e lire per te shijuar qytetin naten.  

DITA E DYTE – Pas mëngjesit nisja për ne Athine nëpërmjet Patrës. Ndalesa te shkurtra përgjatë rrugës dhe informacione për vendet nga ku kalohet. Mbërritja ne Athine ne Mesdite. Sistemimi ne hotel. Pasdite e lire. Darke e fjetje ne hotel.

DITA E TRETE – Pas mëngjesit fillimi i vizitave te Athinës për te kuptuar kontrastet qe e bëjnë atë një qytet tërheqës. Drejtuar nga guida lokale vizite e qendrës se qytetit , Sintagmës , Parlamentit , Ushtarit te panjohur dhe Bibliotekës Kombëtare si dhe me tej Pallatit Presidencial. Rrugës për ne Akropol do te shikojmë stadiumin e lojërave te para olimpike te kohëve moderne te mbajtura ne vitin 1896, tempullin e Zeusit dhe harkun e Hadrianit. Ne akropol do te vizitojmë kryeveprat e arkitekturës se periudhës se arte te Athinës si Propilea , tempulli i Athinase, Erektionin dhe Partenonin . Pasdite vone kthim ne hotel. Darke e fjetje ne hotel.

DITA E KATERT – Pas mëngjesit shëtitje e lire dhe shoping ne zonat tregtare te Athinës .Pasdite vizite e Kepit Sunion , te pikës më jugore te Atikes ku tempulli i Poseidonit ngrihet madhështor. Ne kthim do te kalojmë ne gjirin e mrekullueshëm te Saronikes dhe plazhet e Glifades dhe Varkizes. Darke kete nate do te sherbehet ne një ambient me muzike live.

DITA E PESTE – Pas mëngjesit kohe e lire ne Athine. Nisja për ne Shqipëri nëpërmjet Patrës dhe Janinës me ndalesa te shkurtra . Pas formaliteteve doganore ne Kakavije,vazhdimi i udhëtimit për ne Tirane , fundi i shërbimeve .

[email protected]

Përfshihen:

  • Sig. Shendetesor
  • Transporti me autobus komod gjate gjithë programit
  • Informacion , asistence për procedurat kufitare dhe gjate gjithë udhëtimit
  • Biletat e vizitave sipas programit te përfshira ne çmim
  • 4 darka , 4 fjetje e 4 mëngjese ne hotele komode

 

Momentet kryesore:

  • Vizite e objekteve kryesore historike te Athinës me guide lokale
  • Vizite e Akropolit , tempullit te Athinase , Erektionin dhe Partenonin
  • Vizite panoramike e Kepit Sunionit , Gjirin e Saronikes dhe plazhet e Glifades dhe Varkizes
  • Zbulo natyrën plot kontraste te Athinës historike dhe tregtare
  • Shijo një darke pranë Akropolit
  • Merr kohen e nevojshme për te shijuar kënaqësinë e darkave me muzike live dhe zbulo me vete aventurën e qytetit te lashte .