5 DITE NE KROACI , SLLOVENI & ITALI

DITA E PARE  –  Nisja nga Tirana ne oren 06.00 te mengjesit. Pas formaliteteve kufitare – doganore ne Muriqan  vazhdimi i rruges nepermjet Tivarit, Budves & Tivatit. Ndalesa te shkurtra pergjate rruges.Kalimi me traget per ne Bijela dhe vazhdimi i rruges per ne kufirin Mali i Zi – Kroaci.Pas formaliteteve kufitare te Malit te Zi dhe Kroacise vashdimi i rruges per ne  Neum. Qendrim i shkurter. Nisja nepermjet autostrades per ne Opatije. Mberritja ne hotel rreth ores 19.30 . Sistemimi ne hotel . Darke e fjetje ne hotel. Pas darke kohe e lire ose mund te kalohet ne pabet me muzike te zones.

DITA E DYTE – Pas mengjesit nisja per ne  Portorozhit. Pergjate rruges do te vizitojme 2 qytetet kryesore te Istrias ne Kroacine Veri – Perendimore , Pula & Rovinj . Histori , kulture  , tradita te hershme turistike & pamje magjepse te natyres , nje eksperience per ta kujtuar per nje kohe te gjate. Informacione & ndalesa te shkurtra . Kohe e lire. Pas procedurave doganore ,  sistemimi ne nje  nga hotelet e grupit Life Class, darke e fjetje. Pas darke vajtje ne nje ambjent me muzike.

DITA E TRETE  – Pas mengjesit nisja per ne Venecia nepermjet Piranit & Triestes .Vizite me guide lokale te objekteve kryesore  historike dhe kulturore te Venecias si sheshin Shen Marko &  Baziliken , Pallatin e Dukes , kanalet e shumta me atmosferen romantike & ndertesat me vlera te madha te kesaj pjese te Venecias. Kohe e lire . Pasdite kthim nepermjet autostrades per ne Portorozh . Ne vartesi nga koha mund te bejme nje visite te shkurter te Triestes . Darke e fjetje ne hotel .Pas darke kohe e lire.

DITA E KATERT – Pas mengjesit nisja per ne  Makarska. Informacione & ndalesa te shkurtra  per vendet ku kalohet. Vizite e Splitit & kohe e lire. Padite vazhdimi i rruges per ne Makarska Sistemimi ne hotel Meteor. Darke e fjetje. Pas darke kohe e lire. 

DITA E PESTE  – Pas mengjesit nisja per ne Shqiperi  nepermjet Dubrovnikut dhe Budves. Gjate rruges ndalese Dubrovnik & Tivar. Pas formaliteteve kufitare ne Muriqan nisja per ne Tirane, fundi i sherbimeve.

[email protected]

 Perfshihen :

  • Transporti me autobuz  komod gjate  gjithe  programit
  • Guide te agjencise dhe guida  lokale sipas programit ne Kroaci dhe Slloveni
  • Informacion , assitence per procedurat kufitare  gjate gjithe udhetimit
  • Biletat e vizitave sipas programit te perfshira ne cmim
  • 4 darka ,  fjetje  &  mengjese ne hotele me 4 *

 

Momentet kryesore :

  • Vizite e Dubrovnikut , Opatise , Portorozhit ,Piranit ,  Venecias , Splitit &  Makarskes
  • Pamje  panoramike e qyteteve bregdetare te Malit te Zi dhe  Kroacise , Sllovenise & Italise
  • Shijo  bukurite e bregdetit dalmat ashtu si kurre me pare
  • Zbulo kontrastet plot ngjyra te Malit te Zi , Kroacise dhe Sllovenise & Venecias
  • Shijo kenaqesine e darkave me muzike dhe merr kohen e nevojshme per te eksploruar me vete qytetet e shumta qe vizitohen

 

 Dokumenti i udhetimit :  Pasaporta  Biometrike